McChrystal: Kam kompromentuar misionin

23/06/2010 17:00

“Kam kompromentuar misionin”. Me këto fjalë gjenerali Stanley McChrystal i ka kërkuar falje administratës së presidentit Obama, në disa biseda të zhvilluara përmes telefonit.

Me letrën e dorëheqjes në xhep, McChrystal është takuar me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, admiralin Mike Mullen.

Ndërsa më pas, gjenerali ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar kokë më kokë me presidentin Obama, nga i cili varet e ardhmja e tij në krye të trupave në Afganistan.

Në artikullin e botuar në “Rolling Stone”, McChrystal kritikonte punën e administratës amerikane lidhur me luftën dhe shprehej i zhgënjyer nga presidenti Obama.

Ndërsa presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se zëvendësimi i McChrystal nuk do t’i shërbente situatës në Afganistan. Ai ka shprehur besimin e tij të plotë tek gjenerali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA