Kualifikohen Anglia dhe SHBA-ja

23/06/2010 17:55

Anglia dhe SHBA-ja janë dy skuadrat e grupit C që janë kualifikuar për fazën tjetër të botërorit Afrika e Jugut.

Kanë qenë djemtë e Capellos që kanë triumfuar në përballjen me Slloveninë, duke fituar 1-0 falë një goli të Defoe në minutën e 23-të.

Ndërkohë që fitorja e SHBA-së 1-0 në takimin tjetër kundër Algjerisë, ka skualifikuar Slloveninë pretendente deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Ka qenë një gol i Donovan në minutën e fundit të takimit që i ka dhuruar fitoren dhe mundësinë për të vijuar më tej kombëtares amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA