
Andrea Pirlo është i gatshëm për Italinë në ndeshjen vendimtare të pasdites kundër Sllovakisë, por Marcelo Lippi ka vendosur ta hedhë në fushë gjatë ndeshjes dhe jo në fillim.
Radhën për të zbritur në fushë e ka Gattuso, i cili njihet për shpirtin e lartë të garës. “Nuk është momenti për të pasur luksin e frikës”, u shpreh tekniku italian, duke lënë të kuptohet se italia do të luajë të gjitha kartat.
Skema më e mundshme e kampionëve të botës është 4-3-3 me De Rossi në qëndër, Gattuso në në të djathtë dhe Montolivio në të majtë. Tredhëmbëshi i testuar në sulm është Iaquinta-Gilardino-Di Natale por nuk përjashtohet lënia në stol e lojtarit të Fiorentinës.
Quagliarella dhe Camoranesi janë alternativat e mundshme të tredhëmbëshit të sulmit.
Top Channel