Holanda ende pa qeveri

23/06/2010 01:05

Do të rinisin bisedimet mes katër partive kryesore në Holandë për formimin e një kabineti qeverisës pas dështimit edhe të mundësisë së një koalicioni mes liberalëve dhe laburistëve.

Bisedimet pritet të jenë edhe më të vështira pas dështimit të hipotezave për formimin e një mëzhorance mes liberalëve dhe ekstremistëve të djathtë të Gert Uilder.

Sipas të ngarkuarit nga mbretëresha Beatrice për të shqyrtuar mundësitë e krijimit të një mazhorance mes katër partive më të mëdha në parlament,  Uri Rosental, mundësitë për krijimin e një qeverie mes liberalëve (31 mandate), laburistëve (30 mandate), demokristianëve (21 mandate) dhe të blertëve (10 mandate) janë thuajse zero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA