
Rrjedhjet e shumta të naftes dhe nënprodukteve të saj shkaktojnë probleme serioze për jetën e banorëve në qarkun e Fierit.
Pavaresisht premtimeve te kompanise shteterore per minimizimin e ndotjes se ambientit, mbetjet hidrokarbure ndotin sistematikisht tokat e fermereve. Rrjedhje te shumta nga depozitat e naftes ne zonen naftembajtese “Oficine e vjeter” jane problem serioz per jeten e njerezve. Banoret thone se rrjedhjet jane te vazhdueshme dhe shkaktojne nje ndotje te rende te ambientit ne disa fshatra. Amortizimi i depozitave te dekantimit te ndermarjes se prodhimit te naftes dhe tubacioneve qe bejne transportin e saj nga vendburimii ne uzinen e Ballshit, ka bere qe rrjedhjet te shtohen gjithnje e me shume.
Ndotja ne kete zone behet e padurushme sidomos ne mbremje. Banoret thone se ne cdo familje ka te semure me fenole ne gjak si pasoje e naftes. Pervec demeve ne shendetin e njerezve dhe tokat bujqesore, rrjedhjet e naftes dhe nenprodukteve te saj ndotin edhe lumin Gjanica i cili bashkohet me lumin Seman dhe te dy derdhen ne detin Adriatik. Per vite me radhe bregdeti i Semanit eshte i ndotur nga mbetjet hidrokarbure.
Top Channel