Darfuri përgjaket sërish

23/06/2010 04:20

Një valë e re dhune dhe pëleshjeje ka përfshirë kryeqytetin sudanez, Darfur.

Sipas autoriteteve vendase rebelët e lëvizjes për Drejtësi dhe Barazi janë përleshur me ushtrinë qeveritare. Informacionet janë kontradiktore, nga ana e tyre rebelët njoftojnë për vrasjen e dhjetra ushtarëve qeveritarë, ndërkohë që autoritetet njoftojnë se nga përleshjet humbën jetën 7 ushtarë dhe 43 rebelë.

Luftimet vijnë në një moment kur të dija palët, me ndërmjetësimin ndërkombëtar po përpiqeshin të gjenin rrugën e paqes. Ende nuk dihet nëse luftimet më të fundit do të kompromentojnë këto bisedime.

Top Channel