Britani, priten si heronj ushtarët nga Afganistani

23/06/2010 18:05

Janë pritur si heronj 650 ushtarët britanikë të kthyer në atdhe nga Afganistani. Për ta është zhvilluar një ceremoni e posacme.

Ushtarët e Brigadës së Lehtë 11 marshuran në rrugë të shoqëruar nga tre banda muzikore, ndërkohë që mijëra qytetarë i duartrokisnin.

64 ushtarë nga kjo brigadë mbetën të vrarë gjatë misionit gjashtë mujor. “Ju jeni të gjithë një nder i madh për vendin”, deklaroi gjatë ceremonisë dukesha e Kornuollit.

“Ju jeni të gjithë heronj dhe unë ju përshëndes për punën e mirë që keni bërë. Ju provuat edhe një herë se ushtria britanike është më e mira në botë”, ka shtuar ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA