
Ndizen më tej konfliktet ndërmjet pushtetit qendror dhe bashkisë së Tiranes.
Cdo ditë bashkia e Tiranës shigjetohet që nga deputetët më të thjeshtë e deri tek kryeministri, ndërkohë sot prefekti i Tiranes, Keltis Kruja kërkon te ngrihen veprimet ne thesarin e shtetit per bashkine e Tiranes pasi kryetari i bashkise Edi Rama nuk lejon te kryehet audit i Brendshem nga prefektura, kerkuar me urdher te Ministrit te Finacave per perdorimin e fondit te vecante gjate vitit 2009.
Sipas zotit Kruja prefekti ushtron kontroll financiar mbi organet e qeverisjes vendore si komuna bashkie e rrethe jo me pak se njehere ne vit e parashikuar kjo ne ligj.
Madje ne ligjin per menaxhimin e sistemit buxhetor te republikes se Shqiperise ,te gjitha njesite e qeverisje se pergjithsme dhe shoqerite tregtare ku shteti zoteron mbi 50 % te kapitalit dhe qe perfitojne fonde publike jane subjekt i Auditimit.Sipas prefektit kryetari i bashkise Rama ka kthyer pergjigje negative ndaj shkreses drejtuar nga prefekti Kruja.
Kruja ka theksuar se behet fjale per kontroll vetem per fondet e transferuara nga pushteti qendror ne ate vendor. Nderkohe sipas tij auditi i prefektures do te kryhet edhe ne bashkine e Vores dhe disa komuna ne qark.
Top Channel