New York, Rama merr mbështetje

22/06/2010 16:15

Pjesëmarrës në mbledhjen e Internacionales Socialiste që po zhvillohet në New York të Shteteve të Bashkuara, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në situaten e krizes se rende politike në vend ka marrë mbeshtetje nga krerët më të larte të saj.

Sekretari i Përgjithshem i Internacionales Socialiste Luis Ayala e ka vënë theksin tek rëndësia që ka gjetja e gjuhës së kompromisit mes paleve si një domosdoshmëri që do të afronte më tej Shqipërinë me Europën.

“Ne ndërkombëtarët në momentin aktual shprehim keqardhjen për mungesën e vullnetin për kompromis që vërehet nga Berisha. Ne jemi krenarë nga maturia e Ramës që ka pranuar kompromisin. Kishim pritshmëri kur ishim në Tiranë për zgjidhjen e krizës, ndërkohë që duhet angazhim real për të gjetur zgjidhje për Shqipërinë”, u shpreh Ayala.

Nderkohe kryesocialisti Edi Rama ka permendur ate qe e quajti tentative te qeverise per te mbuluar krimin elektoral të 28 qershorit. Sipas tij arritja e një marrëveshjeje me palen tjeter po pengohet pikerisht per kete shkak nga kryeministri Berisha.

“Këshilli i Internacionales Socialiste rikonformoi qëndrimin e Komitetit te Europës Juglindore duke e mbështetur fuqishem opozitën në përpjekjen e vet për transparencë dhe duke e konsideruar transparencën, si një domosdoshmëri”, u shpreh Rama.

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama eshte takuar edhe me kryeministrin grek dhe njekohesisht presidentin e Internacionales Socialiste greke, Jorgos Papandreu.  Diskutimi eshte perqendruar tek kriza politike ne Shqiperi dhe tek mundesite qe egzistojne per gjetjen e nje kompromisi te perbashket. Numri nje i Internacionales Socialiste Papandreu ka theksuar se zgjidhja duhet te vije ne nje kohe sa me te shkurter ne menyre qe te mos rrezikohen proceset eurointegruese te Shqiperise.

“Ishte kënaqësi edhe privilegj që të ndanim këto shqetesim edhe me Papandreun, që e nenvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës përmes transparencës dhe kushtetuetshmërisë”, u shpreh Rama.

Top Channel