
Në Strasburg dhe në Tiranë, dita e nesërme pritet të ketë një rëndësi të veçantë për sa i përket përkthimit të efekteve që do të ketë në procesin e integrimit të vendit dhe liberalizimit kriza e pazgjidhur politike.
Kështu, mëngjesin e nesërm Parlamenti Europian do të shtyjë për miratim edhe rezolutën e reporterit Nikolaos Chountis për progresin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku pritet të reflektohen edhe efektet negative që do të ketë në të ardhmen e vendit dhe kriza politike.
Kjo pritet të lidhet edhe me dështimin e iniciativës lehtësuese që morën për zgjidhjen e saj krerët e dy grupimeve më të mëdha politike të PPE, Jozeph Daul dhe Martin Schulz.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Daul, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku përveç Kryeministrit Berisha, do të takohet edhe me drejtuesit e tjerë të shtetit. Zgjidhja e krizës politike do të jetë temë kryesore në këto takime.
Top Channel