Kaka: Maradona merr vesh nga golat me dorë
22/06/2010 15:40
Kaka hidhet në kundërsulm, duke kritikuar Diego Armando Maradonën, i cili komentoi golin me dorë të Luis Fabianos në ndeshjen kundër Bregut të Fildishtë.
“Eshtë dëfryese të dëgjosh Maradonën për gola me dorë sepse ai di shumë në këtë fushë”, shprehet fantazisti i kombëtares Selecao.
“Në ekranet e stadiumit shfaqën golin e Fabianos por jo nxjerrjen time me karton të kuq që nuk erdhi si pasojë e sjelljes time por ishte një simulim. Ndoshta do ishte më mirë sikur FIFA të mos përsëriste asgjë”, shton braziliani.
Top Channel