Jundullah kërcënon Iranin

22/06/2010 04:30

Grupi sunit, pakicë fetare në Iran, i cili vepron në jug-lindje të Republikës Islamike, kërcënon me hakmarrje regjimin e Teheranit pas dënimit me varje të liderit të tyre, Abdolmalek Righi.

Kështu njoftohet nga “Site”, qendra amerikane e monitorimit të faqeve islamike të internetit. Righi u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje për një sërë aksionesh të ndërmarra provincën Sistan-Balucistan zonë kufitare mes Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit.

Irani prej kohësh akuzon perëndimin e në veçanti Britaninë e Madhe dhe SHBA-në për mbështetje financiare ndaj grupit separatist, Jundullah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA