Automjeti përfundon në greminë

22/06/2010 17:50

Dy shtetas amerikanë me origjinë maqedonase humbën jetën në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Graçen.

Një automjet “Land Rover” ka dalë nga rruga duke përfunduar 500 metra në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën Sasha Stefanovski dhe vjehra e tij.

Ndërsa tre persona, një 31 vjeçar dhe dy fëmijë kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin kirurgjikal të Elbasanit.

Policia ka patur mjaft vështirësi për të shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti për shkak se automjeti përfundoi në greminë, ndërsa po kalonte një nga kthesat e rrugës së Qafës së Krrabës.

Automjeti po udhëtonte nga Durrësi në drejtim të qytetit të Strugës.

Top Channel