Argjentina dhe Koreja e Jugut vazhdojnë më tej

22/06/2010 22:40

Argjentina dhe Koreja e Jugut janë dy emrat e tjerë të cilët i bashkangjiten Uruguajit dhe Meksikës në fazat e metëjshme të Botërorit Afrika e Jugut 2010.

Argjentinasit edhe pse të kualifikuar mundën me rezultatin e pastër 2-0 Greqinë e Rehagelit. Golat u shënuan prej Martin Demikelis, që përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonën helene duke shtyrë topin në rrjetë në minutën e 77-të dhe Martin Palermo në minutën e 89-të, i cili vetëm 9 minuta më parë hyri në fushën e blertë duke zëvëndësuar Diego Militon.

Lufta e vërtetë për kualifikim u zhvillua në ndeshjen tjetër të Grupit B, aty ku luhej Nigeri-Koreja e Jugut, ku u shënuan plot katër gola, nga dy për secilën skuadër. Të parët që kaluan në avantazh ishin nigerianët që gjetën golin me Kalu Uçen në minutën e 12-të të pjesës së parë. Kundërpërgjigja koreano-jugorë mbërrin vetëm në minutën e 38-të, kur Jung So Li barazpeshon takimin.

Aziatikët nuk kënaqen me kaq dhe vetëm 4 minuta nga nisja e pjesës së dytë rigjejnë rrugën e rrjetës me Jong Park. Në minutën e 69-të arbitri i takimit akordon një 11 metërsh për nigerianët që transformohet në gol nga Jakubu. Minutat në vazhdim nuk sjellin ndryshim rezultati dhe ndeshja mbyllet në barazim 2-2. Rënia e bilbilit kualifikon Korenë e Jugut kjo falë edhe humbjes së Greqisë.

Pas kalimit të fazës në grup, Argjentinën e pret ndeshja ndaj vendit të dytë të Grupit A, që u zu nga Meksika ndërsa Koreja e Jugut do të përballet me Uruguajin që zuri vendin e parë në Grupin A.

Të mërkurën luhen ndeshjet e fundit të Grupit C ku Sllovenia do të përballet me Anglinë dhe SHBA me Algjerinë në orën 16:00, si dhe dy ndeshjet e Grupit D, Australi-Serbi dhe Gjermani-Ganë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA