“Milito dëshiron të qëndrojë tek Inter”

22/06/2010 02:50

Edhe pse aktualisht Milito ndodhet i angazhuar me kombëtaren e Argjentinës në kupën e Botës që po zhvillohet në Afrikë të Jugut, menaxheri i sulmuesit ka nisur lëvizjet për të ardhmen e tij.

“Milito ka ende edhe 3 vjet kontratë me Interin, është i kënaqur në Milano dhe dëshiron ta mbyllë karrierën këtu. Shpresojmë që Interi të rivlerësojë kontratën e tij përmes vlerës aktuale të lojtarit”, u shpreh menaxheri, Fernando Hidalgo.

Pas largimit të Murinjos për tek Real i Madridit dhe afrimit të ish-trajnerit të Liverpulit, Rafa Benitez, mjaft lojtarë të Interit nuk janë të sigurtë për të ardhmen e tyre në klubin zikaltër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA