Zgjatja e mjekrës e detyrueshme në Mogadishu

21/06/2010 12:10

Hezb al-Islam, një grup mbështetës islamik në Somali, ka urdhëruar të gjithë burrat që jetojnë në zonat e Mogadishut që të lënë mjekër.

Moalim Hashi Mohamed Farah, një prej drejtuesve të lëvizjes tha: “Duke nisur që sot burrat duhet të lënë mjekër dhe ai që nuk do ta respektojë këtë rregull, do të përballet me pasoja”.

Farah e dha këtë deklaratë në një prononcim për shtyp. Sipas tij, rritja e mjekrës është një detyrë morale, e urdhëruar nga profeti Muhamed e që duhet mbrojtur si praktikë fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA