Vlorë, vritet me armë zjarri një person

21/06/2010 10:40

Një person është qëlluar për vdekje më armë zjarri gjatë natës së kaluar në Radhimë të Vlorës.

Sipas informacioneve të fundit, viktimë ka mbetur Hasko Sina.

Njoftime paraprake bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje për shkak të një ngjarje të ndodhur në vitin 1997, por policia ende nuk ka dhënë konfirmimin e saj.

Mësohet se autori i vrasjes është identifikuar dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA