Puyol: Nuk jemi në presion, Hondurasi finale për ne

21/06/2010 09:20

Carles Puyol nuk e ka humbur sensin e humorit edhe pse Spanja e humbi ndeshjen e parë të botërorit kundër Zvicrës.

“Nëse fitojmë botërorin, Del Bosque do t’i presë mustaqet? Unë nuk besoj se do ta bëj me flokët e mi”, shprehet kapiteni i kombëtares iberike në prag të ndeshjes vendimtare kundër Hondurasit.

“Tashmë kemi një kundërshtar tjetër dhe kjo ndeshje është si një finale për ne. Duhet të kemi shumë respekt për Hondurasin që në mbrojtje ka lojtarë të fortë dhe të shpejtë që mund të të vënë në vështirësi me kundërsulme. Do jetë një ndeshje e vështirë. Nuk e dimë si do luajnë ata por si do të luajmë ne. Nuk jemi të tensionuar dhe kemi shumë dëshirë për të luajtur”, shprehet mbrojtësi i Barcelonës.

Në ndeshjen e sotme, Spanja do zbresë në fushë pa mesfushorin Iniesta por vendin e tij do ta zejë një tjetër emër i madh, Fernando Torres. Hondurasi nuk është një kujtim i ëmbël për Spanjën, pasi në vitin 1982 në botërorin që u zhvillua në Spanjë, skuadra vendase e nisi kampionatin me një barazim 1-1 pikërisht me Hondurasin.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA