Presidencialet në Poloni, asnjë nuk merr shumicën

21/06/2010 12:20

Pas raundit te pare të zgjedhjeve presidenciale të Polonisë, që u zhvillua të dielën, po shkohet drejt të dytit, pa patur ende një kandidat që të ketë marrë mjaftueshëm vota për të dalluar qartazi fituesin.

Sipas BBC, Bronislaw Komorowski, i cili eshte lider i perkohshem, qe pas vdekjes se ish presidentit te ndjere Kaczinsky, ka fituar, por me me pak vota sesa pritej. Prej 94% te votave te numeruara, Komorowski ka fituar 41.22% te tyre, nderkohe qe vellai binjak i ish-presidentit, Jaroslaw Kazcinsky, ka marre 36.74% . Me 4 korrik, dy kandidatet do te perballen me njeri-tjetrin ne balotazh.

Ish-presidenti Lech Kanzcinsky humbi jeten ne tragjedine ajrore te 10 prillit , bashke me 96 persona, politikane dhe lidere ushtarake. Kjo tragjedi duket se ngjallur ndjenjen e bashkimit kombetar ne Poloni.Ajo ka erresuar fushaten zgjedhore, duke e bere ate si nje nga me pak agresivet te zhvilluara ne Poloni. Fatkeqesia ka bere edhe qe te rritet klasifikimi i vellait binjak te ish- presidentit Kazcinsky, qe po garon ne keto zgjedhje.

Jaroslaw Kazcinsky eshte nje konservator luftarak, por sipas korrespondentit te BBC-së, duket se tragjedia e 10 prillit e ka ndryshuar, duke e bere qe te paraqitet si nje njeri qe pranon kompromiset. Ai votoi te dielen i shoqeruar nga vajza e ish-presidentit te ndjere dhe dy mbesat. Kryesuesi ishte kandidati Komorowski, i Partisë se Platformes Civile. Ai tha se e gjithe karriera e tij deshmon se ai eshte nje njeri qe mund te bashkoje vendin. Ne fakt, te dy kandidatet kane bere apel per bashkim kombetar, pas tragjedise. Pjesemarrja ne votime arriti ne 55%.

Top Channel