Finlandë, gratë në pushtet

21/06/2010 10:40

Një 41-vjecare në Finlandë do të jetë kryeministre e vendit.

Bëhet fjalë për Mari Kiviniemi, nënë e dy fëmijëve, vajzë nga fshati, e cila është dipomuar për shkenca politike.

Ndërsa Kiviniemi do të jetë shefe e kabinetit të ministrave, Tarja Kaarina Halonen, 67 vjec, nënë e një vajze prej 10 vjetësh ndodhet në pushtet si presidente e Republikës.

Mos harrojmë që 11 prej 20 ministrave të qeverisë janë femra, ndaj mund të thuhet me plot gojë se në Finlandë pushtetin e kanë në dorë gratë.

Dhe sipas të gjitha të dhënave ky vend po e kalon më mirë se gjithë të tjerët krizën ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA