Elano, largohet paniku

21/06/2010 12:05

“Zbulimi” i trajnerit të Brazilit Dunga deri në këtë pikë të botërorit është padyshim mesfushori Elano, i cili ka shënuar dy gola në po kaq ndeshje.

Por në takimin e djeshëm, pak caste pas golit të tretë, lojtari i Galatasaray pësoi një ndërhyrje të rëndë dhe fillimisht u mendua se botërori për të u mbyll para kohe.

Por pas analizave mjekësore, Dunga qetësohet pasi Elano mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të grupit kundër Portugalisë. “Nuk ka asgjë të rëndë. Do ta mbajmë nën vëzhgim”, tha mjeku i kombëtares Selecao, Jose Luiz Runco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA