BP, tragjedia mund të parandalohej

21/06/2010 12:30

Nje naftetar i Platformes Deepwater Horizon, kishte konstatuar rrjedhje te naftes ne pjesen e penguesit te shperthimit, disa jave perpara se te ndodhte katastrofa ne Gjirin e Meksikes.

Lajmin e ben te ditur BBC, e cila ka komunikuar me naftetarin Tyrone Benton, i cili operonte nje pajisje nenujore robotike ne platforme. Sipas Benton, pasi kishte pare rrjedhjen ne aparatin qe sherben per te mbyllur pusin ne rast emergjence, ai kishte njoftuar shefin e tij, i cili me pas u dergoi nje e-mail njoftues mbi situaten, si Kompanise BP, ashtu edhe asaj Transocean, qe ka ne pronesi platformen Deepwater Horizon.

Sipas naftetarit, aparatura e kontrollit kishte nevoje per riparim dhe qe te behej kjo, duhej te pezulloheshin operacionet e cpimit. Por nderhyrjet ne Deepëater Horizon do t’i kushtonin gjysem milioni dollare ne dite Kompanise British Petroleum. BP ka reaguar duke thene se pergjegjese si per mirembajtjen edhe per funksionimin e aparatures se kontrollit, eshte kompania Transocean, nderkohe qe kjo e fundit ben te ditur se e kishte kontrolluar dhe testuar tre dite perpara shperthimit dhe rezultonte te ishte me funksion te mire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA