Afganistan, vdes ushtari i 300-të britanik
21/06/2010 15:00
Sot në Afganistan është ekzekutuar ushtari i 300-të britanik, cka tregon qartë rritjen e shkallës së dhunës gjatë viteve të fundit në këtë vend.
Ushtari i Royal Marines ndërroi jetë sot në spitalin e Birmingamit ku ishte shtruar pas plagëve të marra nga një atentat në provincën e Helmandit në 12 qershor.
“I gjithë vendi po reflekton për sakrificat që po bëjnë forcat e armatosura”, deklaroi kryeministri Cameron. Britania ka dislokuar në Afganistan 9500 ushtarë, pjesë e misionit Isaf të NATO-s.
Top Channel