Spanjë, Batasuna dhe Ea arrijnë marrëveshjen
20/06/2010 09:40
Partia politike baske, Batasuna, e cila mbështet organizatën separatiste baske, ETA ka firmosur një marrëveshje strategjike me formacionin ligjor Eusko Alkatasuna (Ea).
Batasuna nuk njihet ligjërisht në Spanjë dhe kjo marrëveshje do mundësojë aksesin e kësaj partie në politikë. Lajmin e marrëveshjes e bën të ditur Ea.
Sipas analistëve, kjo marrëveshje mund të krijojë një bllok të ri indipedentist për zgjedhjet lokale baske në vitin 2011.
Top Channel