Rusia i pret gazin Bjellorusisë

20/06/2010 09:50

Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka urdhëruar kolosin e gazit, Gazprom të ndërpresë furnizimin e Bjellorusisë duke nisur që nga paraqitja e sotme.

Lajmin e bën të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare, zyra e shefit të Kremlinit. Administratori i deleguar i Gazprom i cituar nga agjencia Ria Novosti thekson se ndërprerja do jetë graduale dhe do vijë ditë pas dite, në proporcion me volumin e borxhit që ka Bjellorusia ndaj Gazprom.

 Kjo nuk është hera e parë që Minsku dhe Moska hasin në mosmarrëveshje për cështjen e gazit pasi në të shkuarën nuk kanë munguar fërkimet dhe bllokimi i furnizimit me gaz.

Top Channel