Rooney kërkon falje: Isha i nxehur

20/06/2010 13:20

Wayne Rooney u kërkon falje tifozëve të Anglisë pas reagimit të ashpër në përfundim të ndeshjes zhgënjyese ndaj Algjerisë.

“Sa të këndshme fishkëllimat e tifozëve tanë”, tha bomberi pas ndeshjes, cka nuk u pëlqeu tifozëve por edhe mediave që e kanë sulmuar ashpër. Sot në faqen e federatës, Rooney bën një hap pas duke kërkuar falje.

“Kam folur në inat e sipër pas barazimit zhgënjyes ndaj Algjerisë. U kërkoj falje atyre që janë ndier të fyer. Tani kemi shumë nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë”, theksoi Rooney.

Top Channel