Poloni, exit poll: Zgjedhjet drejt balotazhit
20/06/2010 20:45
Pas mbylljes së qendrave të votimit, televizioni publik polak publikoi sondazhin ku sipas të cilit kandidati i partisë në pushtet, Bronislav Komorovski kryeson garën me 40.7 përqind të preferencave.
I dyti në exit poll-in e parë të publikuar, rënditet Jarosllav Kazinski, vëllai binjak i të ndjerit Leh Kazinksi, me 35.8 përqind.
Nëse rezultatet përfundimtare zyrtare do të përputhen me të dhënat e exit poll-it atëherë polakët do të thërriten edhe njëhërë drejt kutive të votimit më datë 4 korrik kur është përcaktuar edhe data e balotazhit, që sipas sondazheve do të garojnë Kazinksi dhe Komorovski.
Top Channel