Meksikë, vritet kryebashkiaku i Guadalupes

20/06/2010 11:40

Meksika nuk gjen paqe për shkak të dhunës që ushtrohet në këtë vend.

Këtë herë, në shënjestër është vënë kryebashkiaku i qytetit të Guadalupes, Manuel Lara Rodriguez, i cili u ekzekutua nga tre persona. Ky qytet ndodhet pranë Ciudad Juarez, epiqendra e luftës mes karteleve të drogës ku muajt e fundit janë ekzekutuar qindra persona.

Kryebashkiaku është një nga 19 viktimat e vrara ditën e premte. Në datën 4 korrik do zhvillohen zgjedhjet për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA