Brazili fiton pa shumë mundim me rezultatin 3-1, takimin e radhës në grup ndaj Bregut të Fildishtë.
Djemtë e Dungës kanë zhvilluar një lojë të shkëlqyer dhe plot kombinacione, ndërsa porta e Bregut të Fildishtë u trondit dy herë nga Luis Fabiano dhe më pas nga Elano. Ky i fundit e la fushën e blertë pak minuta para përfundimit të takimit për shkak të një dëmtimi.
Golin e nderit për Bregun e Fildishtë e realizoi Drogba në minutën e 34 në pjesën e dytë.
Brazili ecën i sigurt drejt rrugës së tij për kualifikim të mëtejshëm, kur mbeten ende edhe ndeshjet e treta në grup.
Në fund të ndeshjes së sotme pati edhe disa momente tensioni dhe ndërhyrje të parregullta, ndërsa pas dy kartonave të verdhë Kaka la fushën e lojës.
Top Channel