Azi, cmimi i arit në nivelin rekord

20/06/2010 09:05

Tregjet aziatike janë hapur sot me një cmim rekord të arit. Sipas tregjeve në kontinentin aziatik, një onz është shitur 1.260 dollarë.

Metali i verdhë prek kështu rekordin e ri, duke tronditur tregjet në mbarë botën, vecanërisht atë në New York.

Që nga muaji janar kuotimi i arit është rritur me 15 %, cka ka bërë që analistët e ekonomisë të hedhin hije dyshimi për këtë ndryshim të madh brenda pak muajsh.  

Top Channel