
Njësitë e pushtetit vendor vijojnë me dështim në planin e mbledhjes së të ardhurave nga taksat dhe tarifat.
Në periudhën janar-maj 2010, bashkitë dhe komunat kanë mundur të mbledhin rreth 5 miliardë e 755 milionë lekë, nga 9 miliardë e 872 milionë lekë që ishte plani i fillimvitit. Në total, pushteti vendor ka pasur një realizim prej 58 për qind ose rreth 4 miliardë lekë më pak.
Për të gjithë vitin 2010, njësitë vendore kanë detyrim të mbledhin rreth 21 miliardë lekë dhe me ecurinë aktuale janë në nivelin e 27 për qind të planit.
Sa i takon llojit të taksës, ajo mbi “pasurinë”, ka një realizim prej 38 për qind, ose 1 miliard e 600 milionë lekë më pak se plani, kurse taksa e biznesit të vogël ka ecur disi më mirë, me një realizim me 71 për qind, ose 600 milionë lekë më pak.
Top Channel