MotoGp, Silverstone, Lorenzo në pole position
19/06/2010 16:40
Spanjolli Jorge Lorenzo me Yamaha do të niset në pole position, nesër, në Çmimin e Madh të Britanisë në Moto GP.
Piloti spanjoll ka shënuar kohën prej 2’03″308, duke lënë pas me 126 të mijtat, francezin Randy De Puniet me Honda.
Radhën e parë e kompleton spanjolli Dani Pedrosa, me Honda, ndërsa në radhë të dytë janë renditur Dovizioso, Hayden e Stoner.
Top Channel