Darfur, 50 të vdekur në luftime

19/06/2010 21:10

Përleshje të tjera mes fiseve arabe rivale kanë shkaktuar sot 50 të vdekur në Darfur, rajoni i Sudanit perëndimor i përfshirë prej vitesh në dhunë.

Lajmin e ka bërë të ditur një kryetar tribal, Ezzedin Elissa al Mandil, i fisit të Misseriya.

Sipas këtij burimi, burrat e fisit të Rezeigat të hipur në nëntë mjete kanë sulmuar tre fshatra.

Luftimet kanë filluar dje në mesditë dhe kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

“Kemi numëruar 50 të vdekur nga tanët dhe 13 të plagosur”, është shprehur al Mandil.

Top Channel