Buffon, pas botërorit ndërhyrje kirurgjikale
19/06/2010 11:00
Gigi Buffon nuk do të tërhiqet nga kombëtarja, por ama me t’u kthyer në Itali, ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale për të zgjidhur problemin në hernien diskale.
Portieri i Italisë nuk e ka hedhur ende peshqirin në toke dhe do të përpiqet që të ruajë formën e mirë fizike për të luajtur në ndeshjet më të rëndësishme të kombëtares në kampionatin botëror të Afrikës së Jugut.
Ekipi mjekësor po bën c’është e mundur që Buffon të rikuperohet në një kohë të shkurtër dhe të jetë në gjendje të luajë nëse Italia do të kualifikohet në gjysmëfinale apo finale.
Top Channel