Zapatero: Ekonomia spanjolle, solide

18/06/2010 12:00

Nje vizite e kreut të FMN-së në Madrid ka forcuar zerat për një krizë në Spanjë te ngjashme me krizen greke.

Ka patur mjaft spekullime se Spanja do t’i kërkojë FMN-së dhe BE-së një paketë ndihme financiare të ngjashme me atë të Greqisë.

Por kryeministri spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero e ka hedhur poshtë këtë spekullim duke thënë se vizita e zotit Kahn ka qenë e planifikuar dhe se ekonomia spanjolle ishte solide dhe e qëndrueshme.

Sipas BBC-së, Jose Luis Rodriguez Zapatero po fliste në fund të një samiti në Bruksel, ku udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të publikojnë rezultatet e një testi që tregon se si bankat do të përballonin goditjet financiare.

Në përpjekje për të shmangur krizat e ardhshme, ata gjithashtu u pajtuan që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe të imponojnë sanksione më të ashpëra ndaj vendeve që shkelin rregullat buxhetore.
Ky, tha presidenti i Këshillin Evropian, Hermann van Rompuy është një ndryshim i mirëseardhur. Pas disa muajsh shqetësimesh, ky ishte samiti i parë normal i BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA