SHBA: Në Kirgizstan krizë humanitare

18/06/2010 13:40

I dërguari i SHBA në Kirgizstan, Robert Blake e ka përshkruar situatën në jug të vendit si një krizë humanitare.

Blake u shpreh i shqetësuar për dhunën ndëretnike që vazhdon ende dhe ka kërkuar një hetim të pavarur për ngjarjet.

Ai i ka bërë apel qeverisë së përkohshme kirgize që të marrë masa të menjëhershme për të ndalur aktet e dhunës, që kanë shkaktuar 190 të vdekur, mbi 2 mijë të plagosur dhe mijëra të larguar.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në Kirgizstan duhet të punohet për një skenar me 1 milion persona, 300 prej të cilëve janë të larguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA