Rusi, ndalohet libri i Musolinit

18/06/2010 15:30

I përcaktuar si “ekstremist”, është ndaluar në Rusi libri i Musolinit “Doktrina e fashizmit”.

Lajmin e ka bërë të ditur gjykata e UFA-s. Në bazë të një ligji “mbi luftën ndaj aktiviteteve ekstremiste”, edhe libri i Hitlerit “Mein Kampf” ishte në listën e zezë.

“Deri tani libri i Musolinit ishte në qarkullim në internet. Por sipas ekspertëve tanë, ai libër është ekstremist”, janë shprehur gjykatësit e qytetit të Volgës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA