Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen ka deklaruar në një takim me kryeministrin Hashim Thaci në Bruksel, se situata e sigurisë në Kosovë po vjen duke u përmirësuar, edhe pse së fundmi janë regjistruar disa incidente.

“Përforcimi i stabilitetit dhe i sigurisë kanë bërë që NATO të zvogëlojë numrin e trupave të KFOR-it, duke saktësuar se reduktimi nga 15 në 10 mijë do të pasohet nga reduktime të tjera.

Kjo fazë, sipas tij, do të nisë atëherë kur të ketë garanci të sigurta se siguria në Kosovë është në nivelin e duhur.

“NATO duhet të jetë plotësisht e bindur se janë plotësuar të gjitha kushtet në terren për të nisur me fazën e dytë të reduktimit të KFOR-it”, ka shtuar Rasmussen.

Top Channel