Poloni, sfidë mes dy konservatorëve
18/06/2010 18:25
Dy konservatorë do të përballen në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Poloni.
Kandidatët për zgjedhjet e parakohshme janë gjithsej 10, por vetëm 2 kanë shanse:
Ish-kryeministri Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit Lech Kaczynski që humbi jetën në aksidentin ajror në Smolensk, në Rusi dhe Bronislaw Komorowski, president i dhomës së ulët të parlamentit.
Ky i fundit është edhe i favorizuari nga sondazhet.
Top Channel