Patriarku i ri serb viziton Kosovën
18/06/2010 11:25
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej do të vizitojë sot Kosovën, ku do të ndalet në Patrikanën e Pejës.
Irinej në këtë vizitë do të shoqërohet nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic dhe ministri i Fesë, Bogolub Shijakovic.
Kjo është vizita e parë që Irinej zhvillon në Kosovë që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Ortodokse Serbe në muajin janar.
Patriarku i mëparshëm, Artemije, i njohur për deklaratat nacionaliste ndaj Kosovës, u shkarkua nga qeveria e Beogradit pasi abuzoi me fondet për kishën.
Gjithësesi, ende nuk dihet se si Irinej dhe dy ministrat do të hyjnë në Kosovë pa marrë leje tek autoritetet kosovare përmes EULEX-it.
Top Channel