Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë tashmë ka vendosur që më 21 qershor të shpallë tenderin për pasaportat biometrike, si një nga kushtet për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave ky hap do të ndërmerret edhe pse KE iu ka rekomanduar instititucioneve kosovare që mos të nxitojnë për shkak të mangësive të mëdha që shoqërohet sistemi i regjistrit civil.

KE konsideron se lëshimi i pasaportave biometrike në këtë fazë nuk do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale të regjistrit civil, por përkundrazi do të vështirësonte edhe më shumë këtë proces.

Por zyrtarë nga MPB konfirmojnë se ky dikaster tashmë e ka ndarë mendjen për shpalljen e tenderit për pasaportat biometrike, pasi sipas tyre janë bërë të gjitha përgatitjet për tenderim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA