Kirghizistan, rusët në mbrojtje të impianteve
18/06/2010 18:35
Ushtarakët rusë do të mbrojnë instalimet strategjike të Kirgizistanit. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Rosa Otunbaieva.
“Ushtarakët rusë do të mbrojnë disa instalime strategjike në Kirgizistan. Një vendim i marrë për të garantuar sigurinë e vetë instalimeve”, është shprehur ajo.
Në ditët e shkuara qeveria e përkohshme e Bishkek i kishte kërkuar Moskës të dërgojë ushtarakë në Kirgizistan, i përfshirë nga trazira të dhunshme.
Top Channel