G20, Obama: Prioritet përforcimi i ekonomisë

18/06/2010 15:45

“Prioriteti ynë në Toronto është ruajtja dhe përforcimi i ekonomisë botërore”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë në kuadër të takimit të Torontos më 26 e 27 qershor, fton me anë të një letre, liderët e G20-ës të veprojnë së bashku për të forcuar ringritjen ekonomike.

“Duhet të impenjohemi në frontin e financave publike dhe duhet të kompletojmë reformën financiare”, shkruhet në letër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA