Ekspozitë më stolitë tradicionale në Muzeun Kombëtar

18/06/2010 20:15

“Stolitë e grave shqiptare” ështe tema e ekspozitës etnografike të celur pranë Muzeut Kombëtar nga koleksionisti Lulzim Perati.

Objekte zbukurimi që i përkasin periudhave që nisin nga mesi i shek. XVIII deri në fund të shek. XIX. Gjerdane, vathe, breza mesi, varese, unaza e hajmali, qe rrefejne historikun e tradites se perdorimit te tyre nga grate shqiptare, por edhe vete traditen e mjeshterise se argjendarise vendase nga Veriu deri ne Jug te Shqiperise.

Objektet i perkasin mes te tjerash zonave si, Malesia e Madhe, Zadrima, Mirdita, Lezha, Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Gjirokastra dhe Saranda. Materialet jane kryesisht argjendi. Koleksionisti Perati,  ka udhetuar per vite te tera per t’i gjetur stolite.

Me pas i ka riparuar, duke ruajtur vlerat e tyre origjinale, me ndihmen e etnografeve, por edhe te familjes se tij. Pjese e ekspozites jane edhe keto kostume popullore, por edhe qendisje ne ar. Ekspozita do te qendroje e hapur per rreth 2 muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA