Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic ka deklaruar se kërkesa e familjes së gjeneralit Ratko Mlladic për ta shpallur atë të vdekur nuk do t’i ndalë kërkimet.

“Bërja e një kërkese të tillë është e drejtë e familjes, por kërkimet tona do të vazhdojnë”, ka pohuar Vukcevic.

Kërkesa për vdekjen e Mlladic u paraqit dje nga avokati i familjes së tij, i cili tha se të afërmit e 86 vjecarit prej vitit 2003 nuk kanë të dhëna për të.

“Edhe nëse do të ishte gjallë, Mlladic do të ishte shumë i sëmurë dhe nuk do të mbijetonte pa kujdes mjekësor”, deklaroi avokati.

Ish-komandanti i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic kërkohet nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid të ushtruar përmes masakrës së Srebrenicës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA