
Inspektoriati Ndërtimor në Shkodër ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Shirokës.
Aksioni ndërtimorëve ka nisur paradite dhe ka vazhduar për rreth dy orë, duke prishur disa ndërtime pa leje. Inspektoriati Ndërtimor do vazhdojë aksionin në këtë zonë edhe në ditët në vazhdim.
Sipas drejtorit Roland Como, puna në Shkodër do vazhdojë gjatë këtyre ditëve në zonat turistike dhe në ato muzeale pranë kalasë “Rozafa”.
“I vetmi problem është mungesa e një mjeti të përshtatshëm për prishjen e ndërtimeve pa leje, pasi ne nuk do të ndalemi derisa ndërtimet pa leje në zonën e Shirokës të shemben”, ka deklaruar Como.
Aksioni është mbështetur nga policia e rendit, për të parandaluar incidentet.
Top Channel