
Fadromisti i Inspektoriatit të Ndërtimeve është qëlluar me armë nga banori i një prej shtëpive të shkatërruara gjatë një aksioni në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Fatmiresisht punonjesi i Inspektoriatit nuk ka pesuar asnje demtim. Ndaj fadromistit eshte qelluar 5 here por plumbat kane demtuar vetem fadromen. Autori i kesaj ngjarje eshte Mariglen Xhezaj, shefi i i Policise Rrugore Ushtarake ne Vlore. Policia e Vlores, e cila ka shoqeruar me forca te shumta aksionin e Ndertimoreve, ka shoqeruar ne komisariat oficerin dhe vellanë e tij punonjes police ne Gjirokater, pasi edhe ky ka kundershtuar me dhune policine.
Me pas policia ka shoqeruar ne komisariat edhe tre persona te tjere me te njejtin motiv “per kundershtim te forcave te policisë gjate prishjes se ndertimeve pa leje”.
Aksioni i Ndertimoreve ne Vlore ka nisur ne oret e para te mengjesit ne zonen e Pyllit te Sodes. Ishin gjithsej 80 objekete pa leje qe sipas Inspektoriatit jane ndertuar pas vitit 2006 dhe nuk perfitojne nga Ligji i Legalizimeve . Nga keto objekte 50 prej tyre jane banesa dhe 30 te tjera objekte me aktivitet ekonomik.
Aksioni nuk do të shtrihet vetëm në Pyllin e Sodës, por do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare e më gjerë dhe do te zgjasë deri ne shtator. Deri në mbyllje te sezonit turistik Inspektoriati do te punoje per evidentimin e te gjitha objekteve pa leje, per te nisur me pas nje tjeter aksion per shkaterrimin e tyre.
Top Channel