
Disa ditë para se të votohet ligji për moshën e pensioneve, qindra anëtarë të dy sindikatave më të mëdha të vendit,të sektorit shtetor dhe atij privat, që perfaqësojnë mbi 2.5 milion punëtore, kanë bllokuar përsëri rrugët e Athinës dhe të Selanikut në dy protesta të fuqishme ndaj reformave te planit ekonomik të qeverisë greke,sidomos për marrëdhëniet e punësimit.
Sipas dekretit te ri presidencial te Ministrise se Punes qe ju shpernda sindikatave ,mosha e daljes ne pension per te gjithe ne Greqi do te jete 65 vjec.
“Eshte cnjerezore. Askush ne sektoret e punes ne Greqi nuk mund te pranoje te punoje per 40 vjet. Nuk ekziston asnje biznesmen qe te mbaje ne pune persona qe jane 65 apo 70 vjecare ne menyre qe te plotesojne 40 vitet e punes qe ju duhen. Ne keto momente dikush qe eshte 55 vjec eshte shume veshtire te gjeje nje pune,pra cdo te ndodhe me te gjithe keta njerez?”, thotë Ilias Iliopoulos, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Punëtorëve.
Dekreti ne fjale vendos nje bombe ne tregun e punes ne kuadrin e nje prej krizave me te keqija te punesimit qe perjeton vendi-shprehen sindikalistet.
Pervec rritjes se moshes se pensioneve, rritet perqindja e pushimeve nga puna qe mund te bejne punedhenesit rreth 2.5 here me teper se me pare,demshperblimet pas pushimeve nga puna pergjysmohen, ndersa reduktohet edhe koha e lajmerimit per pushimin nga puna nga 24 muaj, ne nje deri ne 4 muaj.
Ajo cka ka ngjallur reagim te madh tek sindikatat eshte edhe ulja e pages fillestare sidomos per te rinjte nen 25 vjec ,qe shkon tashme ne 592 euro. Sindikatat greke e konsiderojne antikushtetues planin i ri te imponuar nga specialistet e FMN dhe te BE ,ne kuadrin e masave antikrize dhe paralajmerojne se do t’u drejtohen gjykatave te vendit dhe atyre europiane . Partite e majta opozitare kane deklaruar se me kete dekret qeveria ka pershkallezuar akoma me shume luften ndaj klases prodhuese te vendit.
Top Channel