PDU-Vetëvendosje zyrtarizojnë raportet

17/06/2010 16:00

Partia shqiptare për Drejtësi dhe Unitet ka zyrtarizuar bashkëpunimin me lëvizjen “Vetëvendosje”, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi gjatë një vizite në zyrat e “Vetëvendosjes” është pritur nga kreu i saj, me të cilin ka vendosur institucionalizimin e marrëdhënieve.

“Sot ne kemi zyrtarizuar bashkëpunimin që forcat tona do të kenë në të ardhmen për zgjidhjen e cështjes kombëtare. Ne duhet ta vëmë theksin tek integrimi në BE dhe ruajtja e profilit kombëtar shqiptar”, ka deklaruar Idrizi.

Ndërsa Albin Kurti, nga ana e tij bëri të ditur se së shpejti do të vizitojë Tiranën dhe u shpreh se, s’ka shqiptar të Kosovës që të mos jetë në dijeni për Camërinë dhe cështjen came.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA