Mjedisi, Italia mbështetje Shqipërisë

17/06/2010 16:50

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë dyditore në Itali, ku ka qenë i ftuar i nderit i ministres italiane të Ambjentit, Stefania Prestigiacomo dhe atij francez Jean Louis Borloo, me rastin e firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi italo-francez.

Gjatë kësaj vizite, pala italiane ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në planin e menaxhimit të ekosistemit të liqenit të Shkodrës dhe të lumit të Bunës, si dhe përsa i përket parkut rajonal të Alpeve me Malin e Zi dhe Kosovën.

Në këto takime është diskutuar edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në fushën e mjedisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA